Kjo është BRITMA e një të riu brenda kampit të refugjatëve në Angli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fotograf i agjencisë së lajmeve po bënte fotografi në zonën e Kentit, kur një burrë brenda filloi të bërtiste “ndihmë” vazhdimisht dhe të tundte drejt kamerave.

Një emigrant që po përpiqej të fliste me shtypin në qendrën e azilkërkuesëve në Manston, ku edhe u mbërthye pas një gardhi dhe u tërhoq zvarrë nga Policia. Një fotograf i agjencisë së lajmeve po bënte fotografi në zonën e Kentit, kur një burrë brenda filloi të bërtiste “ndihmë” vazhdimisht dhe të tundte drejt kamerave.

Ai pretendoi se po mbahej mbyllur për 30 ditë kur anëtarët e stafit i kërkuan që të mos bërtiste. Por nuk u ndal dhe u mbërthye në një gardh nga katër ose pesë anëtarë të stafit dhe u tërhoq zvarrë.

Një vendas, i cili po kalonte pranë kur ndodhi incidenti dhe donte të mbetej anonim, tha se emigrantët brenda “bënin teatër” brenda kampit kur e kuptonin se gazetarët janë jashtë. Ai komentoi gjithashtu se nuk kishte besim te Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, duke sulmuar planin e saj për deportimin e emigrantëve për në Ruanda.

“Kjo marrëveshje thjesht do të thotë që ne duhet të marrim njerëz nga Ruanda kështu që nuk ka asnjë përfitim për ne.”

Ndërkohë që personi që u shfaq në foto, nuk dihet se kush është dhe për çfarë kërkon azil.

Share This Article