Kjo është historia e Shtëpisë së Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 13 tetor të vitit 1792, presidenti George Washington e vendosi në mënyrë ceremoniale gurin e parë në themelin e ndërtesës, e cila do të bëhej rezidenca zyrtare e presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arkitekt i ndërtesës, e cila u quajt ”Pallati i Presidentit”, ishte emigranti irlandez James Hoban, ndërsa ndihmësi tij ishte Benjamin Latrobe nga Pensilvania.

Projekti ishte i ngjashëm me Pallatin e Dukës së Leinsterit në Irlandë. Presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara, John Adams, ishte banori i parë i Shtëpisë së Presidentit në vitin 1800.

Që nga ajo kohë, të gjithë presidentët amerikanë kanë jetuar në këtë rezidencë. Ndërtesa origjinale u dogj nga trupat britanike gjatë luftës së vitit 1818.

Pasi u rindërtua dhe James Hoban urdhëroi që ndërtesa të lyhej me të bardhë, asaj iu dha emri që ka sot, ”Shtëpia e Bardhë”.

Shtëpia e Bardhë është ndërtesa më e lashtë publike e Washingtonit.

Ajo shërben jo vetëm si shtëpi banimi dhe zyrë e presidentit, por edhe si muzeum i presidentëve amerikanë.

Çdo vit Shtëpia e Bardhë vizitohet nga rreth 1 milion e gjysmë turistë.

Share This Article