Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5” 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa na ndajnë vetëm pak javë nga nisja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5” më 20 dhjetor, tashmë është kristalizuar lista e personazheve që pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bazuar në burime të ndryshme, emrat më të lakuar që pritet të ndezin debatet janë dyshja e ish-moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat përfliten se do të hyjnë pas një konflikti të bujshëm mes tyre.

Lista vazhdon me emra të njohur të ekranit dhe muzikës:

1. Kristi Lamaj (Këngëtar).
2. Hilda Kërtalli (Content Creator).
3. Renee Reffo (Content Creator).
4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).
5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).
6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).
7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).
8. Ardi Murataj (Moderator).
9. Sabina Mete (Moderatore).
10. Ina Pashollari (Moderatore).
11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).
12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).
13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).
14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).

Një moment prekës i kësaj liste mbetet emri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte konfirmuar zyrtarisht nga Top Channel si banor i këtij edicioni, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak ditë para nisjes.

Share This Article