Kjo është oferta interesante e Barcelonës për Haalandin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Barcelonë prej javësh kanë përgatitur gjithçka në rast se Erling Haaland vesh fanellën e katalonasve.

Sulmuesi norvegjez është shumë i kërkuar në merkaton e radhës dhe Barça ka një propozim shumë interesant sportiv dhe ekonomik për norvegjezin.

Sipas Deportes Cuatro, Barça do t’i ofrojë Haaland 190 milionë për të luajtur nën drejtimin e Xavi Hernández për pesë sezonet e ardhshme.

Gjatë vitit të parë norvegjezi do të fitonte 20 milionë, i dyti 30 milionë, i treti 40 milionë ndërsa i katërti dhe i pesti do të ishin 50-55 milionë euro. Gjithmonë sipas Deportes Cuatro, Raiola i ka thënë Laportas dhe babait të Haaland se lojtari duhet të luajë për Barçën.

Share This Article