Kjo është përgjigja e kryediplomatit grek, pasi u pyet për njohjen e pavarësisë së Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai në aeroport është pritur nga kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ndërkohë në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin Hoti.

Dendias nga gazetarët është pyetur për punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, megjithatë s’ka dhënë ndonjë përgjigje specifike.

Ai ka thënë se puna e njohjes nuk është punë shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.

“Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, ka thënë Dendias, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se Greqia është e interesuar për paqe dhe satbilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Share This Article