Kjo nuk i kishte ndodhur Arsenalit që nga 1929/30

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenal vazhdon të hasë vështirësi për t’u konfirmuar mes më të mirave në Angli dhe prej vitesh nuk arrin të rivalizojë më pjesën tjetër të skuadrave të mëdha.

Këtë sezon thuajse e ka humbur sfidën për t’u kualifikuar në Europa League dhe vazhdon të ketë luhatje herë pas here, teksa në dy ndeshjet e fundit regjistron një humbje dhe një barazim.

Përveç daljes nga objektivat, Arsenali ka regjistruar edhe një statistikë, që e kthen plot 91 vite pas, në sezonin 1929-30.

Këtë sezon ata kanë humbur 9 ndeshje në shtëpi në të gjitha kompeticionet.

Sipas Amazon Prime, kjo ka ndodhur 91 vite më parë, çka tregon situatën e vështirë që skuadra e Mikel Artetas po kalon në këtë sezon.

Share This Article