‘Kjo skuadër po më bën të lumtur’, Simone Inzaghi tremb Interin: S’e kam në mendje rinovimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Interi fitoi 4-0 me Atalantën në ndeshjen e prapambetur të Serie A, me zikaltërit që mbajnë kreun me 12 pikë më shumë se Juventusi ndjekës. Pas ndeshjes për mediet foli “arkitekti” i këtij ekipi. Simone Inzaghi mendon vetëm për titullin, duke lënë çështjen e rinovimit në plan të dytë.

“Tek kjo skuadër kushdo që aktivizohet e di shumë mirë rolin e tij dhe se çfarë duhet të bëjë në fushë. Zgjedhjet e mia nuk janë aspak të lehta pasi ka shumë futbollistë që e meritojnë të luajnë, megjithatë kam djem të mrekullueshëm që edhe nëse aktivizohen për pesë minuta, sërish japin maksimumin. Skuadra luan mirë dhe ka dy vite që më bën shumë të lumtur. Në tre muajt e ardhshëm duhet të jemi shumë të përqëndruar.

Rinovimi? Pa përfunduar sezoni nuk më intereson asgjë tjetër. Unë ndjehem shumë mirë, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit, skuadrën dhe tifozët. Tani as mua dhe as drejtuesve nuk iu intereson asgjë, na duhet të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha trajneri.

Share This Article