Për Klevis Balliun, “Foltorja” e Sali Berishës nuk ka qenë kurrë përjashtuese për askënd.
Madje Balliu ka akuzuar hapur kreun e PD-së Lulzim Basha se është pikërisht ky i fundit ai që bën përjashtime dhe madje dhe shkarkimi, duke sjellë në vëmendje atë të Flamur Nokës dhe Luan Baçit.
Në studion e “Log.”, Balliu tha se Foltorja po bëhet kundër Lulzim Bashës dhe jo kundër SHBA.
“Në foltore fjala përjashtim nuk ekziston. Përjashtim dhe shkarkim kemi pasur nga Lulzim Basha, Nga Baçi tek Noka. E kërkonte procesi thoshte. Më pas Gjekmarkajn e çoj në Lezhë. Është i komanduar kryetar i degës në vend të kryetarit të degës”, tha Balliu.