Klinika gjermane trajnon qentë për të zbuluar koronavirusin, 94% janë të saktë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një klinikë veterinare gjermane ka trajnuar një numër të qenve për të zbuluar koronavirusin e ri.

Sipas klinikës qeni zbulon nga mostrat e pështymës së njeriut me 94% saktësi nëse ka Covid apo jo.

Qentë janë të kushtëzuar të ndjejnë “erën e koronavirusit” që vjen nga qelizat tek njerëzit e infektuar, tha Esther Schalke, një veteriner në shkollën e forcave të armatosura të Gjermanisë për qentë e shërbimit.

Filou, një qen belg 3-vjeçar dhe Joe Cocker, një 1-vjeçar, janë dy prej qenve që po trajnohen në Universitetin e Mjekësisë Veterinare të Hanoverit.

“Ne bëmë një studim ku kishim qen duke nuhatur mostra nga pacientë pozitivë me COVID-19 dhe mund të themi se ata kanë një probabilitet prej 94% në studimin tonë që ti nuhatin”– tha Holger Volk, kreu i klinikës veterinare.

Share This Article