Një grua kanadeze është dënuar me 22 vjet burg në SHBA pasi i dërgoi disa zyrtarëve zarfe me helm, përfshirë edhe Donald Trump kur ai mbante postin e Presidentit të Amerikës.
56-vjeçarja Pascale Ferrier u deklarua fajtore për akuzat për armë biologjike.
Zarfi me helm që iu dërgua Trump u kap në shtator 2020 përpara se të dorëzohej në Shtëpinë e Bardhë.
Ferrier tha në gjykatë se i vinte keq që plani i saj kishte dështuar dhe se “nuk mund ta ndalonte Trumpin”.
Ajo deklaroi se e shihte veten si një aktiviste dhe jo si terroriste.
“Dua të gjej mjete paqësore për të arritur qëllimet e mia”, shtoi Ferrier.
FBI gjeti gjurmët e gishtave të saj në letrën dërguar Trump, ku i kërkonte atij të hiqte dorë nga gara presidenciale.
“Kam gjetur një emër të ri për ty: “Kllouni i shëmtuar tiran”, shkruan ajo në letër, sipas dokumenteve të akuzës së FBI-së.
Gjykata e dënoi Ferrierin me 22 vjet burg. Ajo do të deportohet nga SHBA pas vuajtjes së dënimit dhe do të përballet me mbikëqyrje të përjetshme nëse kthehet ndonjëherë.
Gjykatësja Friedrich i tha Ferrier se veprimet e saj ishin “potencialisht vdekjeprurëse” dhe “të dëmshme për shoqërinë “.
Ferrier pranoi gjithashtu dërgimin e letrave të ngjashme me helm te tetë zyrtarë të zbatimit të ligjit në Teksas.