Kllouni i Beogradit/ Provokimi kroat që çmendi serbët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Revista kroate “Express” ka dalë me një kopertinë origjinale për Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e protretizuar atë si klloun fashist, ndërkohë që është mbështjelë me flamurin kroat.

Tituli i kopertinës së datës 29 korrik është “Psikopati serb”, ndërkohë që dora e Vuçiçit është e ngritur sipër duke bërë përshëndetjen fashiste. Në hundë është një top i kuq duke portretizuar kllounin, raporton abcnews.al.

Gjithçka vjen pas refuzimit të Vuçiçit për t’i vënë sanksione Rusisë së Putinit që ka pushtuar Ukrainën si edhe kërcënimeve të vazhdueshme për luftë të qeverisë së tij ndaj Kroacisë dhe Kosovës.

Kujtojmë se Vuçiç është bashkëthemelues i Ballkanit të Hapur bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Share This Article