ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil 6 hours ago
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve 6 hours ago
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale  6 hours ago
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow” 6 hours ago
Del SHIFRA/ Sa fitoi “sherifi” Chris LaCivita nga PD për zgjedhjet e 11 majit 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

KLMDNJ: Është abuzuar skajshmërisht me të mbijetuarit e dhunës seksuale

albnews by albnews
19 March, 2019
in Kosova
0
KLMDNJ: Është abuzuar skajshmërisht me të mbijetuarit e dhunës seksuale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se në Kosovën e pasluftës shumë është manipuluar me numra, sa për shkaqe politike dhe elektorale aq edhe për qëllime të përfitimeve materiale.

“Është manipuluar me numrin e të burgosurve, me numrin e personave që konsiderohen të zhdukur, me invalidë të luftës, me veteranë të luftës, me të vrarë e sidomos është manipuluar me numrin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Pas përfundimit të luftës ka qenë e vështirë të përpilohet një listë e saktë me të burgosur apo që janë marrë peng (si robër lufte) nga Serbia e që janë mbajtur në paraburgim”, thekson KMDLNJ.

RelatedPosts

Rrëmbimi i serbit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, reagon Osmani: Bota demokratike të reagojë e të ndalë sulmet e Serbisë

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

Sipas këtij Këshilli, lista e veteranëve të ish UÇK-së është bërë pjesë e antologjisë së mashtrimit, shpërdorimit flagrant, materialisht shumë të kushtueshëm, moralisht në kundërshtim me të gjitha vlerat morale qofshin ato edhe minimale dhe shembull shumë i keq i abuzimit me pushtetet dhe me luftën çlirimtare.

Për KMDLNj-në kategoria me të cilën është abuzuar skajshmërisht, që nga koha kur ka pasur kundërshtim me njohjen e statusit e deri më sot janë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. “Pa asnjë dëshmi apo listë të mbështetur në fakte është spekuluar me listën prej 20,000 viktimave të dhunës seksuale e që është keqpërdorur dhe po keqpërdoret edhe nga politika ashtu edhe nga sektori joqeveritar”, thotë KMDLNJ.

Shifra e mundshme prej 20,000 të viktimave të dhunës seksuale sipas KMDLNJ-së, atëherë edhe pritjet janë të mëdha, prandaj numri (968), i atyre që kanë aplikuar për njohje të statusit është në shpërputhje të madhe me numrin hipotetik prej 20,000 viktimave. Sidomos është në shpërputhje të madhe numri i atyre që iu është njohur ky status.

“Kohëve të fundit Komisioni Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale i është nënshtruar një kritike, sipas KMDLNj-së të paarsyeshme dhe të pambështetur në fakte, që nga komisionet përkatëse parlamentare e deri te OJQ-të që edhe vet janë pjesë e Komisionit”, thotë KMDLNj.

Sipas KMDLNj-së, nëse merren parasysh përvojat e vendeve të rajonit, Komisioni ka bërë punë të mirë për faktin se i ka trajtuar të gjitha rastet që kanë pasur fakte ndërsa, nëse ndonjë rast është vonuar apo është në procedurë është se janë kërkuar dëshmi shtesë që janë në favor të atyre që kërkojnë njohjen e statusi.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës  ka bërë e ditur se në nivel të vendit janë 968 raste të aplikimit për njohje të statusit, të aprovuara janë 301 raste, të refuzuara 147 raste, ndërsa 94 raste janë në shqyrtim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

“Selfie me sheqer” ndërsa William fillon vizitën në Brazil

3 November, 2025
Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

Mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa tajfuni Kalmaegi i afrohet Filipineve

3 November, 2025
Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë? Ja shkaqet dhe trajtimet natyrale 

3 November, 2025
Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result