Ka zgjatur më shumë se 1 orë mbledhja e parë që kreu i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, Klodian Braho ka zhvilluar me vartësit e tij, që kur mori drejtimin e këtij institucioni.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se drejtuesi i SPAK iu ka kërkuar prokurorëve të posaçëm që të përfundojnë sa më shpejt hetimet dhe të mbyllin dosjet e vjetra.
Po ashtu, Braho ka diskutuar me vartësit dhe për çështjen e kodit të ri penal dhe rëndësi që ka dhënia e mendimeve për ndryshimet e reja.
Kreu i SPAK ka prezantuar para trupës së prokurorëve dhe lëvizjet e bëra në strukturë, ku Vladimir Mara do të drejtojë sektorin për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejko korrupsionin, teksa Altin Dumani marrëdhëniet me jashtë.

