ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD proteston sot përpara Kryeministrisë 2 hours ago
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!  2 hours ago
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç 2 hours ago
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve 2 hours ago
Kurti viziton policinë, testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore me dronë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

albnews by albnews
22 December, 2025
in Albania
0
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Klodian Braho mori zyrtarisht stafetën nga Altin Dumani, duke u bërë drejtuesi i tretë i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në fjalën e tij në ceremoninë e zhvilluar të hënën, Braho falënderoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë për besimin dhe vlerësimin e treguar, duke e përzgjedhur në krye të SPAK.

“Marrja e kësaj detyre, më shumë se një moment simbolik, është një angazhim për të respektuar Kushtetutën dhe ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK-ut dhe për të forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së pakursyer të partnerëve ndërkombëtarë, SPAK-u është konsoliduar si një strukturë solide e ndjekjes penale”, tha Braho.

RelatedPosts

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Dumani lë “stafetën”, Klodian Braho në krye të SPAK: Të ruajmë pavarësinë, misioni ynë shkon përtej mandateve individuale

Ai vlerësoi dy drejtuesit e mëparshëm të institucionit, Arben Kraja dhe Altin Dumani. “Dëshiroj të vlerësoj paraardhësin në detyrë, zotin Kraja, për kontributin e tij në momentet e para të ngritjes së institucionit dhe për punën në vendosjen e grupeve të para që i dhanë formën që ka sot, si dhe zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij, duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin e publikut”, tha Braho.

Ai shpalosi shkurtimisht edhe platformën e tij. “Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im, siç edhe kam përmendur përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës së tyre. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK-ut. Bashkëpunimi i ngushtë dhe i bazuar në besimin reciprok mes prokurorëve dhe hetuesve do të vijojë të forcohet, duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe publikun, duke respektuar kornizën ligjore. Të nderuar kolegë, misioni i SPAK-ut shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe do të punojmë krah për krah me përkushtim në përmbushje të zotimit tonë ndaj Kushtetutës dhe ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha Braho.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 December, 2025
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset! 

22 December, 2025
Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur; 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45 vjeç

22 December, 2025
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, falënderon ndërkombëtarët: Jemi zotuar ndaj Kushtetutës dhe shqiptarëve

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result