Klodiana Lala tregon historinë e Dritan Rexhepit: Karrierën si vrasës e nisi kur filloi Juridikun, në shënjestër të tij edhe prokurorë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak ditë më parë autoritetet në Turqi arrestuan bosin shqiptar të kartelit të drogës, Dritan Rexhepin, një person i shumë kërkuar nga disa shtete.

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka treguar disa detaje nga historia e Dritan Rexhepit, histori të cilën siç tha ajo ia ka treguar nëna e Dritan Rexhepit.

Lala thotë se Rexhepi i është bashkuar botës së krimit kur ai u pranua si student i drejtësisë, ku edhe ka kryer dy vrasjet e para me pagesë.

“Në muret e shtëpisë nuk gjeta asnjë foto të Dritan Rexhepit, madje as në albumet fotografike. Nëna e Dritanit mua ma ka treguar gjithë historinë.

Ishte një djalë që filloi të jetonte në Vlorë, punonte me babanë e tij, që kishin një biznes shitje. Bashkë me motrën e tij Dritan Rexhepi konkurroi për t’u bërë student i drejtësisë. Në kohën që u pranua në universitet ai përfshirët në botën e krimit dhe kryen vrasjen e parë me pagesë, dy policë në 1998 në Fushë Krujë. Ishte rasti i parë që Rexhepi skedohej nga policia.

Ai fillonte të bënte plane për vrasjen e prokurorëve, një nga prokurorët që ka pasur në shënjestër në atë kohë ka qenë zoti Beci dhe mund të japë detaje.

U arrestua pas shumë përpjekjesh në afërsi të hotel Tiranës. U dërgua në paraburgimin e Durrësit, duke e marrë në pyetje Arben Frashëri një oficer i jashtëzakonshëm policie.

Dritan Rexhepi në një moment që prokuroria dhe policia dolën nga zyra ai mori dosjet, pallto cfarë kishte aty e shiti veten si oficer policie dhe u largua pa gjurmë që nga ai moment dhe ka qenë një hije për autoritetet shqiptare.

Olimbia po rrinte me telefon në dorë, nëna e Dritan Rexhepit merrte disa ilaçe. Dhe një zonjë, e afërme e familjes që erdhi në atë moment më tha: Dritan tani del dhe me merr mua nga një ambient i jashtëm i burgut.

Në atë kohë ishte në burg në Ekuador, në 2020. Ajo më tha që ne flasim 3 herë në javë. Ai shkon në një kamp të hapur ku takohet edhe me bashkëshorten”, ka treguar Lala 

Share This Article