Klodiana Shala largohet nga Shqipëria, ‘Nuk po e vlerësojnë sportin’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klodiana Shala e ftuar në “Kafe shqeto” në Syri Tv, foli gjatë për kujdesin që duhet të kemi me të ushqyerin, sidomos këtë periudhë, në të cilën njerëzit kanë neglizhuar aktivitetet për shkak të pandemisë, si dhe për mosmbështetjen e sportit nga qeveria.“Sporti nuk duhet të quhet luks, pasi është nevojë. Është jo vetëm për të hequr kilet, por bën mirë dhe psikologjikisht “, është shprehur Shala.

Më tej, ajo ka shtuar: “Të ushqyerit mirë. Nuk them të hamë një herë në ditë apo 5 herë, them që të hamë të duhurën dhe të ushtruarit aktivitet fizik të paktën 20 minuta në ditë”. Klodiana Shala theksoi se për tu dobësuar ndihmon më shumë ecja e shpejtë, se sa vrapi.  Klodiana Shala rrëfeu në emisionin “Kafe shqeto” të Flavio Qarrit se është mërzitur nga mospërfillja e qeverisë ndaj sportit. Ajo ka vendosur të largohet nga Shqipëria.“Unë shquhem si atdhetare. Jam me prejardhje nga Kosova e them që kosovarët janë shumë atdhetarë. Si duket gjaku im kosovar më ka mbajtur. Unë kam qenë zëri i sportistëve dhe kam thënë që ata janë ambasadorë të shtetit, Shqipërisë. Populli po rri qetë nuk po do të bëjë ndryshimin. Mua nuk po më pëlqen më kjo pjesë, ndaj më mirë po largohem se sa të rri këtu”, ka thënë Klodiana Shala

Share This Article