Klopp: E ardhmja e Shaqirit është në Liverpool

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jurgen Klopp e ka siguruar Xherdan Shaqirin se e ardhmja e tij është në skuadrën e Liverpoolit, duke këmbëngulur se arsyeja e vetme që shqiptari nuk ka luajtur në javët e fundit për të kuq ka qenë lëndimi i tij.

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Shaqiri e pranoi haptazi muajin e kaluar se është i palumtur që nuk po luan për Liverpoolin, edhe pse deri tani këtë sezon ka hasur në vështirësi për t’u shëruar nga lëndimet.

Dhe tani që 28-vjeçari nga Gjilani u rikthye në stërvitje me skuadrën këtë javë, Klopp i hodhi poshtë thashethemet se e ardhmja e tij është e pasigurt në Anfield.

“Përse më duhet të flas për diçka nuk është interesante për ne. Ai qëndroi pesë javë i lënduar dhe nuk ka mundur të luajë”, tha Klopp të shtunën.

“Para lëndimit, po, mbase kemi folur se ai nuk po luante aq sa dëshironte. Kjo është e gjitha. Nuk kam çfarë të shtoj. Kur jam me të, ai është plotësisht i lumtur këtu. Thashethemet janë thashetheme”, shtoi Klopp.

“Natyrisht se Shaqiri e ka të ardhmen këtu. Ai është lojtar shumë, shumë i rëndësishëm për Liverpoolin”, këmbënguli ai.

Shaqiri ka luajtur vetëm 11 minuta në Premierligë deri tani këtë sezon, ndërsa hera e fundit kur luajti titullar për Liverpoolin në ligë ishte muaji janar. 

Share This Article