Klopp: E pamundur për Liverpoolin ta kopjojë epokën mbizotëruese të Manchester Unitedit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool celebrates following his sides victory in the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

rajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se është e pamundur për të kuqtë ta kopjojnë epokën mbizotëruese të Manchester Unitedit, pak ditë para fitimit të titullit të parë në Premierligë pas shumë vjetëve.

Liverpooli i Kloppit është lider i Premierligës me 22 pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City, dhe sot do të takohet me rivalin e qytetit, Evertonin, në Goodison Park.

Të kuqtë nuk kanë fituar trofe në ligë që prej vitit 1990 por pritet të kurorëzohen kampionë të Anglisë për herë të 19-të këtë sezon, duke ngelur një titull mbrapa rekordit të Unitedit.

Manchester Unitedi, nën udhëheqjen e trajnerit Sir Alex Ferguson, e mbizotëroi futbollin anglez, duke i fituar plot 13 tituj në Premierligë nga viti 1992 deri më 2013.

“Mendoj se nuk është e mundur ta shtrosh mbizotërimin më, të jem i sinqertë”, tha Klopp, Liverpooli i së cilit e fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

“Unitedi e kishte një përzierje shumë të mirë, me një trajner i jashtëzakonshëm që kishte sy për t’i dalluar lojtarët dhe e dinte saktë se sa gjatë i duhej një lojtar në ekip. Zëvendësuesit që i sillte në ekip ishin gjithmonë të jashtëzakonshëm dhe kishte edhe para, po ashtu”, shtoi ai.

“Na mbase kemi bërë diçka mirë, natyrisht, deri tani. Por duket t’i bëjmë këtu gjëra edhe ne, e ndoshta më shumë se kaq, për të qenë të suksesshëm vazhdimisht”, nënvizoi ai. 

Share This Article