Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp e ka të vështirë të shpjegojë golat që pranoi skuadra e tij të mërkurën mbrëma në Anfield ndaj Atletico Madridit.
Liverpooli pësoi 3:2 pas shtesave në Anfield nga Atletico. Ndeshja e parë në Madrid përfundoi 1:0 për Atleticon.
Liverpooli në ndeshjen në Anfield ishte në epërsi 1:0 pas 90 minutave dhe kaloi në epërsi 2:0 në fillim të shtesës së parë. Por, më pas në vazhdim të shtesave pranoi tre gola.
“Po kërkoj fjalët e duhura. Gabimi ynë kryesor ishte se nuk shënuam golin e dytë pesë minuta më herët. Ne e shënuam atë gol në shtesën e parë e nuk shënuam në 90 minuta të rregullt. 90 minuta ishin të jashtëzakonshëm, djelmoshat luajtën lojë të shkëlqyer. Keni parë se gjitha golat që kemi pranuar, normalisht nuk duhet pranuar. Ne humbim në mënyra të veçanta, është gjithmonë ndryshe, por është e vështirë të shpjegohen golat që pranuam”, ka thënë trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp për “BT Sport”.