Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se fitorja e skuadrës së tij kundër Ajaxit i kishte dhënë atij ndjesinë e përjetimit të njërës prej netëve më të mëdha në Ligën e Kampionëve që prej se u emërua trajner i të kuqve në vitin 2015.
Liverpooli kaloi në mesin e 16 skuadrave më të mira si fitues i Grupit D, një xhiro para përfundimit të fazës grupore, pasi e mundi Ajaxin 1:0 në Anfield të martën.
Të kuqve iu munguan disa lojtarë kyçë për shkak të lëndimeve, me portierin brazilian Alisson më i fundit që iu bashkua listës së dëmtuarve.
Humbja befasuese e javës së kaluar kundër Atalantës e vuri në rrezik mbizotërimin e Liverpoolit në grup, me italianët dhe Ajaxin që po iu afroheshin.
Por goli i parë i 19-vjeçarit Curtis Jones në Ligën e Kampionëve ia siguroi të kuqve tri pikë dhe rehati, të cilat Klopp i quajti më të rëndësishmet deri tani.
“Në këto rrethana, nuk kemi pasur mundësi të buzëqeshim shumë”, tha Klopp.
“Pa tifozë në stadium, kjo ishte fitoja më e rëndësishme, më e vështirë, më e jashtëzakonshme”, tha Klopp, i cili e udhëhoqi Liverpoolin drejt fitimit të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/2019.