Klopp thotë se këmba e majtë e Salahut është më e mirë se e Ronaldos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

urgen Klopp është paraqitur para gazetarëve para super derbit të dielën me Manchester United.

Trajneri i Liverpoolit është pyetur për shumë gjëra, në veçanti për krahasimin mes Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah.

Të dielën nga ora 17:30 do të jetë një sfidë brenda sfidës mes dy prej sulmuesve më të mirë në qarkullim për momentin, Cristiano e Salah.

“Për çfarë krahasoni Ronaldon dhe Salah? Të dy janë lojtarët më të mirë në mbarë botën. Unë do të thosha se këmba e majtë e Ronaldos nuk është e keqe, por ajo e Salah është më e mirë. Cristiano mund të jetë më i mirë në këmbën e djathtë dhe në ajër. Të dy janë shumë të shpejtë, ndihen të uritur për të shënuar gola. Por nuk e kam menduar kurrë këtë temë, është diçka që nuk më intereson”, është shprehur tekniku gjerman.

“Mendoj se ajo që mund të krahasohet 100% është profesionalizmi i të dyve, Mo dhe Cristiano. Ndoshta janë krejt njëjtë. Mo është profesionist i vërtetë. Ai shumë shpesh është i pari që vjen në stërvitje, dhe i fundit që largohet”. 

Share This Article