Kloppi nuk pret përforcime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka bërë të ditur se klubi anglez nuk do të mund të shpenzojë shuma të mëdha për të përforcuar ekipin gjatë verës.

Trajneri gjerman thotë se shkaku i koronavirusit edhe klubi që ai drejton është prekur në aspektin financiar dhe duhet të menaxhohet situata e krijuar.

“Kam një skuadër të mirë dhe këtë e kemi dëshmuar këtë vit. Sigurisht ekipi gjithmonë ka nevojë të përforcohet, mirëpo ne nuk mund të shpenzojmë miliona”, u shpreh Klopp.

Trajneri i Liverpoolit pret që në sezonin e ri të shfrytëzojë edhe disa nga lojtarët e talentuar për t’u dhënë më shumë hapësirë.

Share This Article