Kloppi: Shaqirit i duhet edhe pak kohë për t’u kthyer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Liveproolit, Jurgen Klopp ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen kundër Tottenhamit.

Klopp, në konferencën për media të mbajtur të premten para ndeshjes ndaj Tottenhamit që zhvillohet të dielën, ka thënë se Shaqirit i duhet edhe pak kohë për t’u kthyer, transmeton KTV.

“E takova Shaqirin këtë mëngjes dhe bisedova me të. Do t’i duhet edhe pak kohë. Muskujt e mëdhenj, për fat të keq, duhet pak më shumë kohë për t’u shëruar”, ka thënë Klopp.

Shaqiri 28-vjeçar, për shkak të problemeve me muskuj, i mungoi Liverpoolit në tri ndeshjet e fundit në Premier League. Ai ka luajtur vetëm 11 minuta në dy paraqitje në elitën e futbollit anglez.

Share This Article