Klubet e Premier League-s, të marten kanë vendosur unanimisht që të mos lejojnë futbollistët e tyre të bashkohen për ndeshjet me kombëtaren në vendet e “listës së kuqe”, të përpiluar nga Qeveria e Britanisë së Madhe.
Sipas komunikatës zyrtare të kampionatit anglez, klubet nuk kishin dashur të merrnin këtë vendim, por ishin të detyruar nga rrethanat.
Rreth 60 lojtarë nga 19 klube të ndryshme duhej të udhëtonin drejtë vendeve që gjenden në “listën e kuqe” të Britanisë së Madhe.
Kufizimi përfshinte edhe ata që do të luanin në vende të tjera nga shteti që përfaqësonte, por që gjendeshin në zonën e kuqe.
Dy klubet e para që nisën këtë gjë ishin Liverpool dhe Manchester City, të cilëve më pas iu bashkangjitën edhe ekipet tjera të Premier League.
Problem i klubeve është se nëse lojtarët udhëtojnë drejtë zonës së kuqe, pas rikthimit atyre do të iu duhet të karantinohen në mënyrë të detyrueshme.
Kjo do t’iu humbe ndeshje lojtarëve, por edhe formën e tyre fizike pasi nuk do të lejoheshin të stërviteshin siç duhej.
Në “listën e kuqe” të qeverisë britaneze nuk është Kosova, gjë që nënkupton se Milot Rashica do të mund të luaj ndeshjet e shtatorit.