ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot 54 minutes ago
Kancelari gjerman: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë 1 hour ago
Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit 1 hour ago
Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro 1 hour ago
Lirohet nga burgu ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka 1 hour ago
Next
Prev
Home UK

Klubet e Premier Leagues shpresojnë të shmangin terrenet neutrale

albnews by albnews
12 May, 2020
in UK
0
Lojtarët janë të shqetësuar për rifillimin e Premier Leagues
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Klubet e Premier Leagues po shpresojnë se mund të shmangin skenarin për zhvillimin e pjesës së mbetur të stinorit në terrene neutrale. Kështu ka thënë shefi ekzekutiv Richard Masters të hënën, pas takimit që kishin të gjitha 20 klubet.

Masters po ashtu ka zbuluar se klubet për herë të parë kanë diskutuar se çka mund të ndodhë nëse stinori nuk do të mund të kompletohet. Por klubet vazhdojnë të besojnë se edicioni mund të zhvillohet deri në fund.

RelatedPosts

Britani: Hajdutët vjedhin qindra artefakte nga Muzeu i Bristolit

Sa gjatë mund të rezistojë realisht Britania nëse shpërthen një luftë me Rusinë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasada britanike: Procesi të jetë i lirë, i drejtë dhe transparent

Ky synim mori mbështetje të hënën nga qeveria që ka thënë se sporti elitar mund të kthehet prej 1 qershorit, nëse kushtet mundësojnë kalimin në fazën tjetër.

Javën e kaluar klubeve u është thënë se çdo kthim duhet të bëhet me ndeshje pa shikues dhe në terrene neutrale, për të limituar rrezikun që tifozët të grumbullohen pranë stadiumeve.

Por kjo ide është refuzuar nga disa klube të përballen me rrezikun e rënies nga elita, si Watfordi dhe Brighton & Hove Albion. Këto klube kanë shprehur brenga për korrektësinë e garës nëse ndeshjet luhen në terrene neutrale.

Diskutimet kanë vazhduar në mes të ligës dhe qeverisë lidhur me detajet për atë se si do të vazhdojë gara. Masters ka thënë se klubet shpresojnë të gjejnë një mënyrë për të luajtur ndeshjet në shtëpi dhe në udhëtim.

“Kemi folur për terrenet neutrale. Qartë se është preferencë e të gjitha klubeve tona që të luajnë në shtëpi, nëse kjo është e mundshme. Por të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që autoritetet po na thonë. Ne do të vazhdojmë bisedat”, ka thënë Masters, raporton Reuters.

Klubet janë pajtuar që të lejojnë lojtarët që kanë kontratë deri më 30 qershor, që t’i vazhdojnë ato deri në fund të edicionit.

Çdo rifillim i edicionit do të bëjë që ndeshjet të luhen përtej 30 qershorit, që normalisht shënon fundin e edicionit.

FIFA ka sugjeruar që kontratat të vazhdohen deri në fund të edicionit, por klubet janë të shqetësuara lidhur me situatën ligjore, nëse lojtarët refuzojnë.

“Ne kemi punuar maksimalisht që të sigurojmë që klubet të kompletojnë edicionin me ekipet e njëjta që i kanë pasur para pezullimit”, ka thënë shefi ekzekutiv i Premier Leagues.

Për vazhdim të kontratave duhet të pajtohen të dy palët. E gjithë biseda e klubeve është zhvilluar për përfundim të edicionit.

“Por asnjë konkluzë nuk është arritur për ndonjërin model. Duhet të ketë bisedime tjera”.

Premier League duhet deri më 25 maj të jap detaje për përfundimin e edicionit. Detajet i kërkon UEFA.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot

11 December, 2025
Kancelari gjerman: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë

Kancelari gjerman: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë

11 December, 2025
Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit

Shkeli sekretin hetimor, qeveria e RMV-së shkarkon Kryeprokurorin Ljupco Kocevski: Vendimi i kalon Kuvendit

11 December, 2025
Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro

Europoli godet “Kartelin e Ballkanit”, të arrestuar në disa vend, sekuestrohen 5 milionë euro

11 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result