Klubet e Premier Ligës Angleze ritheksuan synimin për të përfunduar sezonën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Klubet ritheksuan synimin e tyre në drejtim të përfundimit të sezonës 2019-2020 për të mbrojtur integritetin e konkurrencës”, thuhet në njoftimin nga Premier Liga

Klubet e Premier Ligës Angleze ritheksuan synimin për të përfunduar sezonën e pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Premier Liga, thuhet se menaxhmenti i ligës dhe zyrtarët e klubeve kanë zhvilluar një mbledhje nëpërmjet video-konferencës.

Theksohet se ndeshjet duke marrë edhe mendimet e futbollistëve dhe stafit teknik, mund të fillojnë vetëm me orientimin e qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë.

Në njoftim më tej është theksuar se shëndeti publik është prioriteti i parë. “Klubet ritheksuan synimin e tyre në drejtim të përfundimit të sezonës 2019-2020 për të mbrojtur integritetin e konkurrencës”, thuhet në njoftim.

Share This Article