Klubi i kategorisë së shtatë kërkon të huazojë Haaland-in

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një klub anglez i kategorisë së shtatë ka marrë guximin të kërkojë në huazim yllin e Manchester City-t, Erling Haaland. Drejtuesit e Ashton United, skuadër që luan në Northern Premier League Premier Division, beson se mund të ishte ide e mirë që norvegjezi të mbajë veten në formë duke luajtur për ta, pasi nuk do të jetë në Kupën e Botës në Katar që nis të dielën.

Haaland kaloi nga Borussia Dortmund te Manchester City këtë sezon dhe deri tani ka shënuar 18 gola në 13 ndeshje. Por kombëtarja e tij nuk arriti të kualifikohej për në Botëror.

“Gushëkuqët”, siç është nofka e klubit të vogël në periferi të Mançesterit, publikuan një deklaratë zyrtare: “Mund të konfirmojmë se kemi dërguar një kërkesë për huazimin 28-ditor të sulmuesit të Manchester City-t, Erling Haaland. Duke qenë se kampionët e Anglisë nuk luajnë deri në fund të dhjetorit për shkak të Botërorit, u kemi bërë thirrje fqinjëve tanë në “Etihad” që të na huazojnë lojtarin, në mënyrë që të ruajë formën fizike”.

Trajneri i klubit, Michael Clegg, beson se transferimi provizor ka kuptim, pasi do të ndihmonte sulmuesin. “City nuk luan dhe ne duam ta mbajmë Erling-un në formë, më mirë të luajë me ne, sesa të luajë golf për gjashtë javë”.

City – që sigurisht as nuk ka kthyer përgjigje – ka vendosur që lojtarët të cilët nuk do të jenë në Katar, gjithsesi do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme, pasi do të marrin pjesë në grumbullimin stërvitor në Abu Dhabi. Por Haaland nuk do të jetë me shokët e skuadrës, pasi do të marrë pjesë në dy ndeshje miqësore të Norvegjisë, kundër Irlandës dhe Finlandës. Pas atyre ndeshjeve, sulmuesi do të marrë 3 javë pushim.

Share This Article