Klubi i Premier League kërkon Asllanin, Interi vendos për mesfushorin shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kristjan Asllani së fundmi është kërkuar nga West Ham në Premier League, por Interi ka kthyer një përgjigje negative, çka konfirmon besimin e klubit.

“Fcinternews” bën me dije se anglezët janë ofruar me ide konkrete te Interi për Asllanin, megjithatë refuzimi ka qenë me mirësjellje në një kohë kur shqiptari u kritikua shumë pas humbjes së Superkupës kundër Milanit dhe ndeshjes ndaj Monzës.

Tanimë Inzaghi i ka besuar një fanellë titullari dhe djaloshi është duke bërë mirë si nga ana fizike ashtu edhe tekniko-taktike, duke shuar zërat e shumtë që kishte kundër.

Veç Asllanit, drejtuesit e Interit me në krye Beppe Marottën kanë bërë me dije se edhe Frattesi do jetë pjesë e ekipit.

Share This Article