• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Koalicionet që pritet të ndodhin para zgjedhjeve

Koalicionet që pritet të ndodhin para zgjedhjeve

by albnews
26 December, 2020
in Kosova
0
2
VIEWS

Në zgjedhjet e jashtëzakonshëm që pritet të mbahen në fund të janarit apo fillim të shkurtit, s’pritet të ketë koalicione të mëdha parazgjedhore. I vetmi koalicion që pritet të ndodhë është ai PDK-Nisma dhe lista e Vjosa Osmanit me Vetëvendosjen, vlerëson Albert Kransiqi menaxher i programeve në Demokraci Plus.

Krasniqi  thotë se zgjedhjet duhet të organizohen sa më shpejtë brenda afateve kushtetuese, por e vlerëson si shumë të rëndësishme miratimin e buxhetit për vitin 2021, para shpërndarjes së Kuvendit.

“Nuk e besoj që do të ketë koalicione,  Nismën presim gjithsesi dhe gjasat janë më të mëdha qa ajo të bashkohet më PDK-në. LDK-ja, kryetari i saj Isa Mustafa tha se nuk janë pro koalicioneve, kështu që për Nismën s’mbesin shumë opsione se më kënd do të garojë përveç se me PDK-në dhe po ashtu në qoftë se znj.Osmani do të arrijë të formojë një listë të saj, gjasat i shohë që ajo të garojë brenda listës së Vetëvendosjes”, tha Krasniqi.

Ai vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë kohë mund të jenë më të përshtatshme për Vetëvendosjen, pasi sipas tij,  kjo parti është me konsoliduar, por jo edhe për LDK-në e PDK-në.

“Më së paku është e favorshme për LDK-në, sepse ishte në një pozitë ku patë telashe të brendshme dhe këto do të mund t’i kushtojnë nëse nuk arrin të konsolidohet mirë, dhe të ketë në listë njerëz që mund të gëzojnë popullaritet në publik.

“PDK po ashtu nuk është në pozitë të favorshme për shkak se s’ka një lider që është i zgjedhur, por është me ushtrues detyre dhe edhe kjo mund t’i kushtojë edhe vetë PDK-së . Nisma ishte parti që me vështirësi kaloi pragun dhe tani duhet  të shoh koalicionet tjera.  Mbetet që VV është në situatë më të favorshme për shkak se është më mirë e konsoliduar, ka bërë pastrimin e partisë nga njerëzit të cilët kanë mundur të sfidojnë  liderin. Tani Kurti është i pa-sfiduar të vendosë për listën, qoftë edhe për politikat brenda partisë”, vlerëson ai.

Zgjedhjet në vend duket se ishin të pashmangshme edhe pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për shkak të çështjes së Presidentit, duke parë dallimet e mëdha që kishin partitë politike për këtë çështje.

Por, sipas Krasniqit pas zgjedhjeve partitë do të jenë më të gatshme për të arritur kompromis për këtë pozitë.

“Tani besoj që gjakrat mund të jenë më të qetësuar dhe paritë mund të jenë më të gatshme për kompromise për shkak se i shohin rezultatet zgjedhore, s’ka më kontestime  të legjitimitetit të organeve të zgjedhura dhe kështu mund të krijohet një klimë më e përshtatshme për të pasur një president, por kjo do të varet edhe prej sjelljeve të partive politike, nëse do të ketë arrogancë të numrave kjo mund të na dërgojë në bllokadë të cilat nuk e përjashtojnë mundësinë që vendi të shkonte sërish në zgjedhje nëse Kuvendi mund të dështonte ta zgjidhte Presidentin”, tha ai.

Albert Krasniqi i cili është edhe njohës i Kushtetutës, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, është i jo profesional dhe i paargumentueshëm.

Ai përmend disa çështje të aktvendimit që sipas tij, e bëjnë atë jo të drejtë dhe të paargumentuar.

“Gjykata ka problem të bëjë dallimin ndërmjet  e kritereve për kualifikim të kandidatëve  për të garuar për zgjedhje për deputet me humbjen e mandatit të deputetit, që janë dy çështje të ndryshme. Për kualifikim të kandidatit për zgjedhje po kërkohet që tri vitet e fundit mos të ketë dënim për vepra penale, kurse humbja e mandatit të deputetit humbet kur ka një vit e më shumë dënim me burgim dhe në atë rast humbet mandati i deputetit. Gjykata i ka trajtuar si të ndërlidhura dhe kështu i ngatërron shpesh herë edhe në mesin e pikave p.sh, 11 dhe 12 herë thotë që dënimi është me burgim, herë dënim për vepër penale që nuk e ka të qartë këtë dallim i cili është substancial.`

 Pastaj ka bërë shfuqizim të një neni kushtetues që është neni 45, dhe i ka dhënë fuqi një neni të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Kështu i ka dhënë epërsi juridike ligjit në raport me Kushtetutën, dhe ky është një vendim absurd pra, sepse duhetta bëjë interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërinë e ligjit me Kushtetutën dhe jo përputhshmërinë e Kushtetutës me ligjin.

“Gjykata del jashtë kërkesës së parashtruar nga pala, dhe vendos në mënyrë të pasafatshme për certifikimin e kandidatëve për deputetë nga KQZ dhe verifikimin e mandatit të deputetëve nga Kuvendi. Vendimi i Kuvendit për verifikim te mandateve është dashur të kontestohet brenda 8 ditëve, jo pas gjashtë muajve. Kjo shpjegon edhe arsyen e mbajtjes së seancës publike përmes së cilës iu mundësua parashtruesit të kërkesës të bëjë ndryshimin e shënjestrës së kontestuar nga ajo që fillimisht kishte paraqitur me shkrim. Anulimi i votës së Etem Arifiti është në kundërshtim me praktikën e vendosur nga vet Gjykata, në rastin më të freskët për votat e pranuara me postë jashtë afatit ligjor. Në këtë rast përkundër që ka mundur t’i mohohet përfaqësimi në Kuvend një subjekti politik përmes një vendimi kundërkushtetues të Gjykatës Supreme, Gjykata Kushtetuese nuk kishte anuluar rezultatin e shpallur të zgjedhjeve por vetëm e kishte qartësuar mënyrën e veprimit për zgjedhjet e ardhshme.

Gjykata u bazua në paragraf jo relevant të një Raporti të Komisionit të Venedikut, përderisa i njëjti Raport përcakton se kufizimi i të drejtës së pjesëmarrjes në zgjedhje duhet të jetë një masë proporcionale, që kërkon të bazohet në natyrën e veprës penale, qëllimin, gjatësinë e dënimit dhe ashpërsinë e veprës. Këto elemente Gjykata nuk i morri parasysh”, vlerëson Krasniqi.

Sipas tij, në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, secili person qa ka kryer vepër penale në ti vitet e fundit s’mund të certifikohet për zgjedhjet. Ai thotë se sipas këti aktvendimi, Albin Kurti Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi të dënuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, s’mund të kandidojnë për zgjedhje.

“Sipas këtij aktgjykimi del që asnjë person i cili ka kryer vepra penale në tri vitet e fundit nuk mund të certifikohet për kandidat për deputet, pavarësitë nëse është dënim me kusht, plotësues apo çfarë do lloji dënimi të jetë, për shkak se edhe me kodin penal me ndryshimet që janë bërë është hequr ky neni që dënimet me kusht s’kanë pasoja juridike dhe tani kanë pasoja juridike, kështu që z. Kurti, znj. Haxhiu, Kadaj-Bujupi të cilët kanë dënime në tri vitet e fundit për vepra penale s’do të mund të certifikohet për kandidat për deputet.. Por parimi duhej të ndiqej edhe për ministra si për deputetë”, tha ai./EO

Previous Post

Boeing 737 Max përsëri me probleme, bën ulje urgjente në SHBA

Next Post

Paparashikueshmëria e Trumpit vë ushtrinë në alarm të kuq

albnews

albnews

Related Posts

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!
Kosova

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi
Kosova

Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

17 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Kosova

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Next Post
Trump: Largimin nga Afganistani e nisim menjëherë, do t’i takoj talibanët

Paparashikueshmëria e Trumpit vë ushtrinë në alarm të kuq

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM