Koalicioni qeveritar u shpreh kundër zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tyre, shumica parlamentare është stabile dhe duhet të vazhdojë, ndërsa zgjedhjet parlamentare do ta vendosnin vendin në krizë politike, ekonomike dhe shoqërore. Ata shprehet po ashtu se zgjedhjet do t’i ndalojnë edhe proceset e integrimeve evropiane, ndërsa Maqedonisë së Veriut, siç thonë ato, i nevojitet qeveri me kurs të qartë euroatlantik.
Ministri i Punëve të Jashtme njëherit edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani theksoi se shtetit nuk i duhen zgjedhje të reja për shkak se vendi do të hyjë në krizë politike.
Deputetja nga radhët e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se vendimi që kryetari i partisë dhe kryeministri Zoran Zaev është vendim personal, por ajo thotë se shteti duhet të vazhdojë në rrugën drejt e nisi para disa viteve.
Sipas kryetarit të PLD,-së i cili është në koalicionin e qeverisë, Goran Milevski, dorëheqja e Zaevit është definitive dhe se është e rëndësishme se kush do të jetë emri i ri dhe si do të vazhdohet me politikën e re.
Lëvizja Besa vazhdon ta mbështesë qeverinë derisa po ecën drejt rrugës eurointegruese, ndërkaq kryetari Kasami, tha se i vetmi faktor që e mban këtë qeveri është integrimi në BE.
Mbështetja e qeverisë është vërtetuar edhe në takimin që u mbajt të hënën ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha partitë politike që e përbëjnë shumicën parlamentare, ndërkaq në anën tjetër, opozita pret të zyrtarizohet dorëheqja e Zaevit dhe më pas do të përpiqen të formojnë shumicë të re parlamentare.
Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM tha se Zaev vet ka deklaruar se do të japë dorëheqje dhe dorëheqja e tij mbeti vetëm dorëheqje në Facebook.
Edhe sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari tha se po punohet fuqishëm për një shumicë të re parlamentare.