Koci: Haradinaj po bart barrën e krejt popullit, do ta fitojë edhe këtë betejë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit të Kosovës. Koci e ka quajtur Haradinaj si hero që po e ruan dinjitetin e popullit dhe tokës së tij, raporton Express.

Përmes një  postimi në Facebook, Koci ka thënë se Haradinaj po e bart barrën e krejt popullit, por se do ta fitojë edhe këtë betejë.

Gjithmonë, gjatë historisë njerëzore, ka pasur individë që e kanë bartur barrën e krejt popullit të vet.

Ndryshe, në fund të mbledhjes së Qeverisë Haradinaj ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Haradinaj ka njoftuar se do të paraqitet në Hagë javën e ardhshme.

Postimi i plotë i Kocit:

I quajmë heronj.

I tillë është Ramushi.

Po e ruan dinjitetin tokës dhe popullit të vet.

Rëndë për të, rëndë për familjen e tij, rëndë për të gjithë neve.

Sidoqoftë, edhe këtë betejë do ta fitojë.

Sigurt!

Share This Article