Koçi: Kosova dhe Shqipëria janë krahët e të njëjtës shqiponjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi deklaroi sot se “Kosova dhe Shqipëria janë krahët e të njëjtës shqiponjë. Vetëzhvendosja është e lirë të përzgjedhë aleatët e saj. Por vënia në shërbim të Sali Berishës, kur ky sapo është shpallur “non grata” nga SHBA, bie erë të keqe”.

“Patriotizmi i stërmundimshëm për t’u marrë me një Bregoviç nuk e shpëton Saliun. Nuk e fshin faktin që ndërmarrja ‘Shqiponja’ e PD kreu trafik karburanti me ish-Jugosllavinë e Millosheviçit sipas marrëveshjes Berisha-Bullatoviç. Nuk e fshin dot faktin që Berisha e quajti tradhti kombëtare firmosjen në Rambuje”, deklaron Koçi.

“Kosova dhe Shqipëria janë krahët e të njëjtës shqiponjë. Të asaj brenda flamurit kuqezi. Pa Shqipërinë, Kosova është e humbur. Për Shqipërinë, Kosova është garancia më e rëndësishme strategjike. Shqipëria dhe Kosova, pa SHBA dhe BE nuk i realizojnë dot aspiratat dhe interesat kombëtare. Prandaj është mirë që Vetëzhvendosja t’i kthehet të ardhmes së interesit tonë kombëtar. Dhe jo të shkuarës “non grata”. Aleanca me Berishën është kompromentuese. Të bëhet Vetëvendosje”, shprehet ai.

Share This Article