Albania
Kocijancic: Djegia e mandateve minon progreskin e bërë drejt BE-së
Shqipëria me paqëndrueshmëri politike në rritje përpara zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së.
Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë për të hapur negociatat e anëtarësimit.
Por po në muajin qershor në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ndoshta pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës. Ndërsa këto dy ngjarje afrohen, në vend po rritet paqëndrueshmëria politike.
Protesta të përjavshme në rrugët e Tiranës ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet të marrë vendim nëse do të hapë bisedimet për ta pranuar Shqipërinë si anëtare të re.
Protestat janë bërë të zakonshme që kur partia kryesore e opozitës u largua nga parlamenti në muajin shkurt.
Partia Demokratike thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit, pa dorëheqjen e kryeministrit dhe formimin e një qeverie tranzicioni.
“Kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, një qeveri tranzicioni të përbërë nga socialistë që nuk janë të lidhur me krimin, të cilët mbi të gjitha do t’i zgjidhnin duart prokurorëve që të vendosnin përpara drejtësisë politikanët të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017, si dhe do të punonin me opozitën për të çuar përpara reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, thotë Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka bërë shumë përparime lidhur me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës.
Ai thotë se i takon opozitës të vendosë nëse do të marrë pjesë ose jo, në zgjedhjet e qershorit.
“Ne jetojmë në një vend të lirë, sigurisht që nuk është ende një demokraci e konsoliduar, por ne jemi të fortë sa duhet që jo thjesht vetëm ta kuptojmë, por edhe të sillemi bazuar në parimin sipas të cilit zgjedhjet janë për të gjithë”, thotë zoti Rama.
Ndërkohë ka shqetësime se përshkallëzimi i trazirave politike do të dëmtonte përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic i tha Zërit të Amerikës se pavarësisht tensioneve aktuale politike “Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat”.
Por ajo shtoi se vendimi i opozitës “për të dorëzuar mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe minon progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.
Kur mbeten më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale, pjesëmarrja e Partisë Demokratike, opozitës kryesore të vendit, është e paqartë dhe njerëzit pyesin se sa legjitime do të ishin këto zgjedhje në këtë rast.”
Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha thotë se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje.
Duket se e ardhmja politike e Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian, tani për tani, do të vazhdojë të jetë e pasigurt. /VOA
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania16 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
