Koçiu jep lajmin e mirë:85 mjekë përfitojnë nga programi i kredive me 0% interes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

85 mjekë shqiptarë kanë përfituar nga programi i kredive me 0% interes. Lajmin e bëri të ditur ministrja e shëndetësisë Albana Kociu e cila përmes rrjeteve sociale u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për familjet dhe mjekët e rinj.
Kociu njofton se shumë shpejt do hapet faza e dyte e aplikimeve. Kujtojme se nisma e kredive me 0% interese është ndërmmarë për të mbështetur punonjësit që ofrojnë shërbim pranë qytetarëve, ku 100 kuota shkojnë për bluzat e bardha.

Postimi i plotë:

✅ 85 janë përfituesit e parë mjekë nga programi i kredive për shtëpi me 0% interes.

Kjo është një mundësi e mirë për familjet e reja që të kenë një banesë, duke ua lehtësuar më tej jetesën mjekëve të rinj.

☑️ Së shpejti do të hapet faza e dytë e aplikimeve, për tu dhënë mundësi mjekëve që nuk arritën të aplikojnë në fazën e parë.

#MSHMS
#Kreditehtësuara
#ShëndetësiaePara
#EcimPërpara

Share This Article