ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King) 4 minutes ago
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne 12 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 21 minutes ago
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve 27 minutes ago
Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur 31 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Synon të modernizojë politikën penale

albnews by albnews
15 November, 2025
in Albania
0
Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Synon të modernizojë politikën penale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua sot tryeza e radhës konsultuese për draftin e Kodit të ri Penal, me pjesëmarrjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

RelatedPosts

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në fjalën e tij tha se nuk kemi të bëjmë me një proces të mbyllur, por me një proces të ndërtuar me transparencë, me gjithëpërfshirje, me debat profesional dhe me përfshirjen e ekspertizës më të mirë që Shqipëria ka në fushën e së drejtës.

“Drafti i ri ka synim të modernizojë politikën penale, të forcojë proporcionalitetin e dënimeve, të rrisë parashikueshmërinë dhe qartësinë dispozitive, t’i japë sistemit penal mjete efektive, të balancuara dhe moderne, harmonizohet me acquis communautaire dhe praktikat europiane, në përputhje me objektivin tonë strategjik të anëtarësimit në BE. Një nga shtyllat ku përqëndrohet drafti dhe ku kontributi juaj si aktorë të rëndësishëm të sistemit është thelbësor është grupi i veprave penale që lidhen me funksionimin e sistemi të drejtësisë, autoritetin e vendimeve gjyqësore, proceset gjyqësore dhe aktorët e tyre”, tha Lamallari.

Sipas tij forcimi i mbrojtjes penale të sistemit të drejtësisë nuk është në interes të institucioneve, por në interes të qytetarëve, të së drejtës për një proces të rregullt ligjor dhe të besimit publik te drejtësia. Pa një sistem gjyqësor që funksionon normalisht, me integritet dhe autoritet të padiskutueshëm, nuk ka siguri juridike, nuk ka ekonomi të qëndrueshme, nuk ka shtet të së drejtës, theksoi ministri mes të tjerash.

Ai çmoi rolin e avokatëve në këtë proces dhe kërkoi përfshirjen e tyre me kontribute reale.

“Avokatët janë një komunitet profesional tejet i rëndësishëm sepse ju shihni çdo ditë në praktikë çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon; hasni boshllëqe, paqartësi, disproporcionalitete dhe përballeni me realitetin e zbatimit të normës penale. Prandaj kontributi juaj nuk është vetëm i mirëseardhur, por i domosdoshëm. Ju jeni zëri i qytetarëve në sallën e gjyqit, jeni garantues të të drejtave dhe lirive, dhe keni perspektivën më të çmuar për të identifikuar problematika praktike të cilat një tekst ligjor duhet t’i parandalojë. Ne presim prej jush komente konkrete, propozime të argumentuara, sugjerime për balancimin e masave penale, shembuj krahasimorë dhe modele të praktikës më të mirë. E po kështu edhe dispozita të shkruara prej jush. Ky është kontribut real që vlen më shumë sesa komentet gjeneraliste. Çdo vërejtje e juaja do të merret në konsideratë, me transparencë dhe vlerësim maksimal.

Objektivi ynë sot është që së bashku të qartësojmë dispozitat e draftit, të identifikojmë çështjet ku nevojiten riformulime, të diskutojmë harmonizimin me standardet europiane, të testojmë koherencën dhe proporcionalitetin e politikës së re penale, si dhe të rrisim cilësinë e tekstit përpara kalimit në fazën e finalizimit. Kjo tryezë është një moment kyç për të konsoliduar kapitullin penal të Shqipërisë dhe për të vendosur themele të qëndrueshme për dekadat e ardhshme”, tha ministri Lamallari.

Tryezat konsultative për draftin e Kodit të ri Penal do të vijojnë sipas kalendarit të dakordësuar më parë prej kur nisi ky proces.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

15 November, 2025
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

15 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

15 November, 2025
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result