Kodi zgjedhor, BE: Ndryshimet s’kanë lidhje me rekomandimet e ODIHR

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Ambasadës amerikane dhe asaj britanike, ka reaguar për kodin e ri zgjedhor ambasada e BE-së në Tiranë. Përmes një reagimi në rrjetin social, BE shprehet se është e keqardhur për mosarritjen e një konsensusi në Këshillin Politik.

Nga ana tjetër nënvizohet se ndryshimet në kodin zgjedhor nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi reformën zgjedhore. Sipas ambasadës së BE-së, palët politike duhet të përmirësojnë dialogun.

Deklarata e BE-së:

Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve në kodin zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE / ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit në mars.

Na vjen keq që nuk mund të arrihej asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votoheshin ndryshimet në Parlament.

Pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes për rekomandimet e OSBE / ODIHR të arritura në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin në zbatimin e reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, duke përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të prezantojë standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, i cili është thelbësor për të ardhmen politike të vendit.

Share This Article