Kodi zgjedhor, Meta falenderon Mcallisterin: Ka ende kohë për reflektim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Meta ka falenderuar Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian David Mcallister për shprehjen e shqetësimit për votimin e Kodit Zgjedhor.

Meta ka shkruar se Mcallister ka qenë gjithmonë mik i Shqipërisë, teksa ka shtuar se ka kohë ende për reflektim.

“E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën.

Ka ende kohë për reflektim!”, shkruan Meta.

Pak më parë David Mcallister tha se ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të forcojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Share This Article