“Kodra pas bregut”, dengu 20 metra i lartë me rroba të përdorura “pushton” plazhin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pirgje të larta me rroba të përdorura kanë “pushtuar” bregdetin e kryeqytetit të Ganës, Akra. Sipas “www.abc.net.au” rrobat e shumta të përdorura që përfundojnë në shtetin afrikan nuk janë mjaftueshëm të mira për t’u veshur nga vendasit dhe një pjesë e madhe e tyre përfundojnë në plehra.

Rrobat e përdorura, që në Afrikë quhen “veshjet e të bardhëve të vdekur”, mbërrijnë fillimisht në Ganë me thasë për t’u rishitur në tregjet të improvizuara, siç kemi parë rëndom edhe në Shqipëri. Prej Ganës, rrobat shpërndahen edhe në shtete të tjera afrikane, por edhe aty ato konsiderohen shpesh si të papërshtatshme për t’u veshur dhe përfundojnë në kosh.

Kur hapet dengu i ri, edhe miqë më të ngushtë bëhen armiq të betuar. VIDEO: www.abc.net.au

Buzë detit në Akra është formuar një “mal” i vërtetë me rroba të përdorura që arrin deri në 20 metra lartësi.

Sipas “ABC”, çdo vit mbërrijnë në qytet rreth 15 milionë rroba të përdorura nga Mbretëria e Bashkuar, Europa, Amerika e Veriut dhe Australia. Të paktën 40% janë cilësi aq e dobët sa dalin menjëherë jashtë përdorim dhe përfundojnë në landfille, e më pas në zonat e populluara.

Share This Article