Koeman: Barcelona mund ta fitojë La Ligën këtë sezon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ronald Koeman nuk pranon të heqë dorë nga titulli në La Liga këtë sezon, pavarësisht se skuadra e tij po e përjeton fillimin më të dobët të sezonit në rreth 30 vjetët e fundit.

Barcelona vuajti për ta mposhtur 1:0 Levanten të dielën në Camp Nou, në një tjetër paraqitje aspak bindëse, transmeton Gazeta Express.

Katalonasve iu desh të prisnin gjatë për ta thyer akullin. Kapiteni Lionel Messi e shënoi golin e fitores dhe rrjedhimisht tri pikëve të rëndësishme për Barçën në pjesën e dytë.

Kjo fitore i ndihmon asaj t’i afrohet liderit të tanishëm të La Ligës, Real Sociedad, në vetëm nëntë pikë.

“Natyrisht se ne mund ta fitojmë (titullin)”, tha Koeman pas fitores së skuadrës së tij kundër Levantes.

“Nëse përmirësohemi dhe kemi më shumë vetëbesim dhe e përmirësojmë efektivitetin para portës, atëherë kemi mundësi! Kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar”, shtoi ai. 

Share This Article