Koeman e përjetoi rëndë largimin e Leo Messit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona është në krizë të thellë, si në aspektin ekonomik, por edhe në fushë, me rezultate.

Largimi i Lionel Messit vetëm sa i ka qitur në pah telashet e mëdha që e kanë kapluar Barcelonën.

Ronald Koeman, që flitet për një shkarkim të mundshëm, tregoi momentin më të mirë dhe më të keq në stolin e Barçës.

“Momenti më i keq si trajner i Barcelonës është largimi i Leo Messit. Momenti më i mirë, kur nënshkrova”, tha Koeman.

Se sa të vështirë është duke e pasur në “Camp Nou”, tregon edhe fakti se e ka harruar krejtësisht titullin që e ka fituar me Barcelonën, Kupën e Mbretit, trofe që për çdo kënd mbetet në memmorje. 

Share This Article