Koeman e pranon se i mungon Messi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Athletic Bilbaon në ndeshjen e xhiros së dytë në La Liga, duke e bërë kështu gabimin e parë të sezonit.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman e pranoi se Messi do t’i nevojitej shumë klubit në këso ndeshjesh.

Nuk më pëlqen të flas gjithmonë për këtë, por ne po flasim për lojtarin më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Koeman për gazetën Marca.

“Kundërshtari ka më shumë frikë kur Messi është aty. ,Nëse i jepni Leos një pasim, ai zakonisht nuk e humb topin. Mund të thuash që ai nuk është këtu. Ne e dimë këtë, por nuk mund të ndryshohet”, përfundoi holandezi.

Golin e barazimit për Barcelonën e shënoi Memphis Depay duke e “bombarduar” portën kundërshtare me një goditje të fuqishme. 

Share This Article