Koeman: Fatmirësisht Messi është ende në Barcelonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, nuk kishte fjalë për ta përshkruar një paraqitje tjetër të shkëlqyer të Lionel Messit në La Liga, por e pranoi se katalonasit janë më fat që Lionel Messi nuk u largua në verë.

Messi i shënoi dy gola mahnitës në fitoren e Barcelonës 4:1 kundër Huescas, duke dalë i pari në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga këtë sezon me 20 sosh në total.

Falë kësaj fitoreje, Barça i afrohet liderit Atletico Madrid në vetëm katër pikë, në atë që po del të jetë një luftë e nxehtë për titull.

Duke folur pas ndeshjes, Koeman tha: “Mendoj se Messi e ka dëshmuar se është më i miri. Goli i parë ishte fantastik. Ai e meriton të jetë i rëndësishëm për këtë ekip”.

“Nuk mund të thuhet më shumë për të. Ai është njeriu më i rëndësishëm në historinë e klubit. Fatmirësisht, ai është ende me ne”, shtoi ai. 

Share This Article