Koha e pandemisë, skandal, qytetarët futen si “sardele” në autobus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kaos me transportin publik. Kjo ishte situata mëngjesin e kësaj të marte, 19 tetor, në një prej urbanëve të linjave të kryeqytetit.

Nuk bëhet fjalë për të ruajtur distancë fizike. Autobusi ishte i tejmbushur ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën jashtë tij në pritje të urbanit të radhës.

Fluksi është shtuar dhe me nisjen e vitit të ri akademik një ditë më parë.

Ndërkohë Unionin i Transportit Publik njoftoi dje se do të operojë me gjysmën e flotës së mjeteve për shkak të vështirësive ekonomike që po kalon ky shërbim dhe mosplotësimit të kërkesave të tyre nga institucionet vendore dhe qëndrore.

Share This Article