Ish-kryeministri Berisha ftoi shqiptarët në një protestë madhështore në Tiranë më 11 shkurt për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe regjimit të tij.
Pas mbledhjes së kryesisë, kryedemokrati u shpreh se Rama ka shpenzuar shuma përrallore për asgjësimin e opozitës.
“Largimi sa më të shpejtë të Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete dhe ka korruptuar shefin e kundër-inteligjencës të FBI. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD, Basha. Ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm shkatërrimin e opozitës. Koha të flasë opozita deri në largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. Deri në largimin e këtij njeriu që s’ka asnjë parim, asnjë normë, moral, nder, dinjitet, që nuk ka kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar në pushtet, pavarësisht çfarë i shkakton vendit. Në 11 shkurt Shqipëria marshon drejt Tiranës në një protestë kombëtare që nuk e ka parë vendi. Unë ftoj çdo shqiptar, kudo që ndodhet të bashkohemi në këtë protestë”, tha Berisha.