Kohfledt: Rashica do ta kalojë shpejt krizën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka thënë se nuk do të ketë më arsyetim për Milot Rashicën.

Ai pret nga Rashica të kthehet në formën e muajve më parë.

“Ai i ka tani 70 minuta më shumë në këmbët e tij. Nuk do të ketë më justifikim për formën fizike, si për atë ashtu edhe për të gjithë. Unë jam optimist se Miloti do të bëjë paraqitje të mira sërish. Ne e dimë që ai ka cilësi dhe herët a vonë ai do t’i tregoj vlerat e tij sërish në Bundesligë”, ka thënë Kohfeldt pas ndeshjes miqësore që Werderi e zhvilloi ndaj St. Paulit.

Rashica këtë edicion ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në Bundesligë. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është larg formës që kishte edicionin e kaluar.

Share This Article