Kokalari në “Foltoren” e Berishës: Rama do të ikë, kini mendjen te Veliaj, është kokë e këmbë individ i Sorosit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktivistja Evi Kokalari, e cila ka qenë e pranishme në ‘Foltoren’ e ish-Kryeministrit Sali Berisha në Pogradec, është shprehur se Kryebashkiaku Erion Veliaj është më i rrezikshëm se Kryeministri Edi Rama. Ajo është shprehur se vëmendja duhet përqendruar tek Veliaj, pasi sipas saj ky i fundit është individ i filantropit amerikan George Soros.

“Ndërsa të gjithë janë të zënë me çfarë po ndodh me Berishën, me PD, të tërë luftojnë Edi Ramën, dua të ju them që të keni mendjen te Erion Veliaj, është kokë e këmbë individ i George Soros. Edi Rama mund të ikë, por Erion Veliaj është më i rrezikshëm se ai“, tha Kokalari.

Share This Article