Kolinda: Hiqjuani vizat kosovarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka thënë se shteti i saj dëshiron liberalizim sa më të shpejtë për kosovarët.

Këto komente ajo i ka bërë në konferencën për media pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit.

“Negociatat do të fillojnë me Maqedoninë edhe me Shqipërinë ne do të mbështesim negociatat. Dëshirojmë ta shikojmë edhe Bosnjën që sa më shpejt të ecë përpara”.

“Ne do ta vazhdojmë procesin e Brdo-Brijunit për ta vendosur në qendër këtë pjesë të Evropës Juglindore dhe për t’u bërë pjesë e së ardhmes evropiane”.

“Jam e lumtur që patëm një takim konstruktiv dhe që konfirmoi kontributin tonë për rrugën drejt BE-së”.

“Ne duhet të flasim akoma për strategjinë e zgjerimit dhe për zgjidhjen e problemeve në mes nesh në mënyrë që të arrihet një anëtarësim i plotë”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta arritur këtë”.

“Kroacia do ta marrë presidencën në gjysmën e 2020, ne do ta kemi në kryeagjendë Evropën Juglindore”.

Share This Article