ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ku i gjen paratë Mbreti? 2 hours ago
Asnjë centimetër këtu nuk u kursye’: Uragani Melissa shkatërron qytetin e Xhamajkës (video) 3 hours ago
Pse Sarah Ferguson, Beatrice dhe Eugenie nuk mund t’i shpëtojnë njollës së skandalit familjar 3 hours ago
Mandarina me helm në treg  3 hours ago
Si të largoheni nga “doomscrolling” dhe të përmirësoni mirëqenien mendore  3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kololli: S’i marrim lakmi askujt, tani na njohin të gjithë

albnews by albnews
29 March, 2019
in Kosova
0
Kololli: S’i marrim lakmi askujt, tani na njohin të gjithë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Benjamin Kololli beson se edhe pse Kosova e ka nisur nga pika zero, nga fundi, ajo ka mundësi të arrijë shumë lart, duke këmbëngulur se tani nuk ka përse t’i lakmojë kundërshtarëve të saj, për shkak se, siç thotë, në ndeshjet e fundit ka treguar se luan nivel të futbollit të lartë.

Në një intervistë me gazetën zvicerane “La Matin”, ylli i ekipit kombëtar të Kosovës ka thënë se tani gjërat janë më të lehta për “Dardanët”, pas përvojës që e kanë fituar së bashku si ekip, shkruan Gazeta Express.

RelatedPosts

Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e zgjedhjeve të reja

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

Mesfushori i Zurich nuk luajti në barazimin e Kosovës 2:2 kundër Danimarkës në një ndeshje miqësore javën e kaluar, por u paraqit kundër Bullgarisë në një barazim tjetër (1:1), në ndeshjen hapëse të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Kololli nuk arriti t’i kompletojë 90 minuta për shkak se ndiente shqetësime, por këmbëngul se, siç tregojnë edhe statistikat (62% e posedimit të topit në favor të Kosovës, 12 goditje drejt portës nga verdhekaltrit, kundrejt vetëm 4 nga bullgarët), Kosova i humbi dy pikë që i kishte në duar.

“Ne qartazi i humbëm dy pikë që i kishim në duar. Thjesht na mungoi konkretizimi i rasteve. Por, këtu dy ndeshjet e fundit tregojnë se ne nuk kemi përse t’iu lakmojmë kundërshtarëve. Të gjithë e pamë se e patëm ndeshjen nën kontroll”, tha Kololli për La Matin.

Ai beson se Kosova po kalon nëpër një periudhë fantastike tani, asnjë humbje në 12 ndeshjet e fundit: tetë fitore dhe katër barazime.

“Po kalojmë nëpër diçka të çmendur. Tani ndiejmë se po njihemi nga të gjithë. Në rrugë, çdo kund, të gjithë duan të bëjnë selfie me ne futbollistët”, shtoi ai.

“Ne kemi filluar nga shumë larg, nga fundi, por mund të shkojmë shumë lartë”, shtoi Kololli, i cili ka bërë nëntë paraqitje për Kosovën duke shënuar tri gola. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ku i gjen paratë Mbreti?

Ku i gjen paratë Mbreti?

31 October, 2025
Asnjë centimetër këtu nuk u kursye’: Uragani Melissa shkatërron qytetin e Xhamajkës (video)

Asnjë centimetër këtu nuk u kursye’: Uragani Melissa shkatërron qytetin e Xhamajkës (video)

31 October, 2025
Pse Sarah Ferguson, Beatrice dhe Eugenie nuk mund t’i shpëtojnë njollës së skandalit familjar

Pse Sarah Ferguson, Beatrice dhe Eugenie nuk mund t’i shpëtojnë njollës së skandalit familjar

31 October, 2025
Mandarina me helm në treg 

Mandarina me helm në treg 

31 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result