Pasi festuan me më të dashurit e tyre mërgimtarët po kthehen në vendet perëndimore prej nga erdhën.
Ata thonë se festën e kaluan mirë dhe që ja ka vlejtur që të vinin në Kosovë për shkak se gjatë tërë pandemisë nuk patën mundësi të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
“Na pret karantina atje por ja vlenë me ardhë”, tha një qytetar për RTK-në.
“Shumë mirë por shkurt”, shtoi një tjetër.