ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar 36 minutes ago
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar 41 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 45 minutes ago
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave 51 minutes ago
Zonat më të varfra të Anglisë 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kolona të gjata për të dalë nga Kosova.

albnews by albnews
6 January, 2020
in Kosova
0
Kolona të gjata për të dalë nga Kosova.
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me orë të tëra mërgimtarët është dashur të presin për të hyrë në Kosovë e po ashtu për të dalë nga vendi. Për shkak të festave të fundvitit ata kishin vendosur të vijnë në Kosovë, por rrugëtimi i tyre nuk ka qenë i lehtë.

Deri në shtatë orë mërgimtarët kanë pritur në Merdare për të dalë jashtë kufirit. Derisa kishin vendosur që festat t’i kalojnë në Kosovë, ata janë ballafaquar me pritje shumorëshe si për të hyrë në vend, ashtu edhe për të dalë. Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar është bërë e ditur se pritja në pikën kufitare në Merdare gjatë ditës së djeshme ka qenë 6 orë e 40 minuta deri në 7 orë për të dalë nga vendi.

RelatedPosts

Takimi me liderët politikë, Osmani: Kurti ka kërkuar edhe një takim, presim deri në 5 nëntor

Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e zgjedhjeve të reja

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës, biznesmeni: Aeroporti i Vlorës do bëhet, do jetë më i bukuri

Kolonë të gjatë të veturave dje ka pasur edhe në pikën kufitare të Maqedonisë së Veriut me Kosovën. Qytetarët edhe në këtë pikë kanë pritur me orë të tëra, pasi procedurat e kontrollimit të dokumenteve ka qenë të ngadalshme. Për më shumë, me pritje të gjata mërgimtarët janë ballafaquar edhe për të hyrë në Kosovë. Sipas njoftimeve, para Vitit të Ri mërgimtarët kanë pritur deri në 6 orë për të hyrë në vend.

Pavarësisht pritjeve me orë të tëra, mërgimtarët kanë pasur edhe probleme në pikën kufitare në Merdare.

Gjatë ditës së shtunë është raportuar se atyre u janë shpuar gomat e veturave, derisa edhe u janë prishur veturat. Një bashkatdhetar, i cili jeton në Gjermani, ka treguar për medie se pas kalimit të pikës kufitare ai ishte ndalur për të pushuar në një pompë derivatesh. Sipas tij, gjatë pushimit disa serbë ia kishin prishur veturën, e cila pastaj nuk i ishte ndezur. “Pas një orë e gjysmë vozitjeje jam ndalë për të pushuar në një pompë karburanti. Kisha fjetur pak në veturë, edhe xhamat ishin avulluar. Unë e provova ta ndezë veturën që të nxehet pak, sepse doja të vazhdoja rrugën, por ajo nuk u ndez. Kur dola jashtë disa serbë aty më thanë mos e provo se e prish më shumë”, ka thënë ai.

Ai ka bëtë të ditur se serbët i kishin kërkuar dy mijë euro që t’ia rregullonin veturën. Mirëpo ai u kishte thënë se s’ka mjaftueshëm para për ta paguar shumën e kërkuar, derisa ata ia kishin zbritur çmimin në 900 euro. Për shkak se ishte ftohtë dhe për shkak se kishte dy fëmijë me vete e gruan, ai kishte pranuar t’i paguajë ata. Më pastaj ka thënë se e kanë transportuar në një fshat më kilometra larg pompës. “Më thanë se do të dërgojmë diku për ta rregulluar. Hipëm në kamion dhe aty ishte shumë ftohtë, kisha fëmijët, kam përjetuar tmerr. Më thanë kerri u rregullua dhe duhet të paguaj 1 mijë e 500 euro. U thashë se nuk kam, kam vetëm 700 euro. Ua dhashë dhe si në kërcënim më thanë se duhet t’ia sjellë edhe tjerat”, është shprehur ai.

Probleme në këtë shtet ka pasur edhe Nezir Mehmetaj. Ai është ndalur të premten nga shteti serb, ku edhe është në paraburgim me dyshimin për “Krime të luftës”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

1 November, 2025
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

1 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 November, 2025
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result